Në Moskë do të përdoret dëborë artificiale për natën e ndërrimit të viteve, kjo pasi ky vit ishte më i nxehti në vend, që nga viti 1891. Muaji dhjetor ka thyer çdo rekord të mëparshëm.
Viti 2019 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Rusi që nga viti 1891, kur vendi ka filluar të mbledhë statistika të tilla. Dhjetori ka thyer çdo rekord të mëparshëm në Moskë dhe autoritetet i janë drejtuar dëborës artificiale për t’u dhuruar banorëve të kryeqytetit rus një fundvit të bardhë.
“Në Moskë temperaturat nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të larta që nga dhjetori i 1886-ës”, theksoi Roman Vilfand, drejtori i agjencisë metereologjike ruse. Në mënyrë të veçantë, rekordi i ri është pikërisht 5.6 gradë.
Dëbora artificiale, sipas BBC, është transportuar me kamionë në pika të ndryshme të qytetit sidomos në Sheshin e Kuq dhe në Rrugën e famshme Arbat.
Gjatë gjithë vitit në kryeqytet është regjistruar një temperaturë mesatare prej 7.6 – 7.7 gradë, 0.3 gradë më shumë në krahasim me rekordin e mëparshëm./abcnews.al