Të paktën tetë persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën në Tajlandë, pasi një tren mallrash goditi një autobus në një kalim hekurudhor në Bangkok.
Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje ndërsa flakët përfshinë autobusin publik dhe automjetet aty pranë stacionit. Në aksident u përfshinë edhe makina dhe motoçikleta.
Raportet paraprake treguan se autobusi ishte ndaluar në shina në semaforin e kuq, duke penguar mbylljen e barrierave të kalimit.
Treni, i cili po transportonte kontejnerë, nuk mundi të ndalonte në kohë për të shmangur përplasjen me autobusin.
Ekipet e shpëtimit punuan për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit nga rrënojat, ndërsa ekipet e zjarrfikësve luftuan me flakët.
Zjarri u vu nën kontroll, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e incidentit.
Rrugët e Tajlandës renditen ndër më vdekjeprurëset në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë.


