Artan Tafani i penduar i drejtësisë në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut vijon dëshminë e tij para trupit gjykues ku ka treguar dinamikën e ngjarjes se si u vendos tritoli në binzesin e Rigels Rajkut. Tafani tha se tritoli u porosit nga Laerti pas sherrin mes Kleviol Ahmetit dhe Noizyt. E gjitha sipas tij ka ndodhur në dy minuta, nga vendosja e lëndës shpërthyese deri tek shpërthimi.
“Kur nuk po gjeja shkallët, Lulzimi fliste me të shkruar me chat email me Laertin, i thashë s’i gjej dot shko veje vetë. Laerti tha jo ti do shkosh jo Lulzimi dhe vendose te dyqani poshtë. Nga vendosja e lëndës shpërthyese deri tek shpërthimi ka qenë një kohë prej dy minutash. Kam parë vetëm një njeri në banak, që dukej si kuzhinieri që gatuante me sa duket. Kam parë para vendosjes së tritolit dy veta në trotuar, mendoj se ai i fast foodit më ka parë se herën e dytë kur u riktheva vrapova pasi vendosa tritolin.
Klevioli përmendte Laertin në këngë. Noizy ka goditur Kleviolin me grushta, Izet Imeri ishte me Kleviolin dorë e zezë, dhe dy të tjerë, si mbaj mend me emra. Klevioli ishte në komisariat, mendoj se nuk e dinte që Laerti do vendoste tritolin. Lëndën eksplozive e kemi marrë në Tepelenë te Riziano Abedini, Laerti tritolin, armët makinat i mbante gati që kur ti duheshin ti kishte. Pas ngjarjes u kthyem tek shtëpia në Astir. Unë nuk kisha telefon me vete, unë me Lulzimin kishim chat email të përbashkët, Laerti e kishte personal.
Nuk më kujtohet të kem patur armë me vete zakonisht mbaja armë. Makinën e lamë tek vendi ku e kishim, kemi patur dy garazhe. Njëri te shtëpia e Rizianos, që më pas e bleu Laerti e rregulloi. Pas ca kohësh ikëm Ksamil, aty ka folur Laerti me Kleviolin, i ka thënë ta ka vënë Orges Bilbili si dhuratë jo që e bëmë ne. Suel Çela përmes Juli Pashakos i çon fjalë se e ka mik shefin e Elbasanit dhe se do ia mbyllte ai çështjen e ngjarjes së Peqinit, për vrasjen e Bashaliut”, tregoi Tafani./abcnews.al


