Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meloni tregon çështjet që diskutuan: Biseda me Rubion është një dialog i sinqertë midis aleatëve

schedule18:46 - 8 Maj, 2026

schedule 18:46 - 8 Maj, 2026

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha sot pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio në Romë se biseda e tyre ishte një dialog i sinqertë midis aleatëve që mbrojnë interesat e tyre kombëtare.

“Isha e kënaqur që prita sot Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në Pallatin Kiji”, shkroi Meloni në rrjetet sociale.

Ajo shtoi se pati një diskutim gjithëpërfshirës dhe konstruktiv me Rubion, gjatë të cilit u diskutuan çështje të shumta, nga marrëdhëniet dypalëshe midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deri te temat kryesore ndërkombëtare, përfshirë krizën në Lindjen e Mesme, lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, stabilizimin e situatës në Libi, si dhe proceset e paqes në Liban dhe Ukrainë. 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!