Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

E mbajti nënën në duar deri në frymën e fundit, dhimbja që u kthye në këngë

schedule14:27 - 4 Maj, 2026

schedule 14:27 - 4 Maj, 2026

Në studion e ABC së Mëngjesit, këngëtari Argjend Gjigja rrëfen historinë më të ndjerë të jetës së tij, një humbje që la gjurmë të thella dhe që sot jeton përmes muzikës. Kënga e tij më e re, “Rabija”, nuk është thjesht një projekt artistik, por një dedikim i drejtpërdrejtë për nënën e tij, e cila ndërroi jetë në mënyrë të papritur në duart e tij.

“Ishte në makinë, po shkonim për vizitë tek vëllai im… vdiq në duart e mia,” kujton ai me emocion. Ngjarja ndodhi gjatë pandemisë, në një moment kur jeta e tij ishte mes dy vendeve dhe planeve që nuk arritën të realizoheshin. “Ajo do vinte në Zvicër, ndërsa unë do kthehesha në Maqedoni për videoklipin… por nuk ndodhi. U ktheva për të kryer amanetin e saj.”

“Rabija” është një këngë thellësisht personale, e krijuar fillimisht për veten, larg logjikës së tregut. Një baladë e ndjerë, që nuk synon klubet apo sezonin veror, por zemrën e dëgjuesit. “Është historia ime në një këngë,” thotë Argjendi, duke treguar lidhjen e fortë që kishte me nënën, të cilën nuk e thërriste “mami”, por me emrin e saj; Rabija.



Jeta e tij ka qenë e mbushur me sfida familjare. Ai ka qenë krahu i djathtë i nënës, ndërsa motra e tij përballet me probleme në të menduar dhe në të folur, një realitet që e ka bërë edhe më të ndjeshëm si artist dhe si njeri. Madje, emri i tij artistik “Gjigja” vjen pikërisht nga mënyra si e thërret motra e tij. “E kam zgjedhur ta mbaj, sepse dua të jem afër familjeve që kanë një person të tillë. Për mua, ajo është frymëzim, është gjithçka.”

Përtej muzikës, Argjendi ka ndërtuar një profil të suksesshëm edhe në televizion dhe modeling, duke u bërë imazh i markës së njohur Calvin Klein dhe duke u shfaqur në billboard-e në Europë. Por pavarësisht suksesit, ai mbetet i lidhur fort me rrënjët dhe historinë e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!