Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Salianji kandidon për kreun e PD/ Mahmutaj: Në atë parti fiton vetëm Berisha, e ka uzurpuar

schedule23:37 - 29 Prill, 2026

schedule 23:37 - 29 Prill, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se PD është uzurpuar nga Sali Berisha, dhe në atë parti nuk fiton njeri tjetër përveç tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Ervin Salianji, i cili do të kandidojë për kreun e PD, do të humbë, madje mund të manipulojnë edhe votën e tij.

“Dihet që atje në PD do kandidojë Berisha, do fitojë Berisha. Pse duhet ta bëjë dhe procedurën, kur e ka të thjeshtë ta shpallë siç e ka bërë. Vëtë voton, vetë numëron. Berisha e ka pushtuar atë parti, e ka uzurpuar. Ajo parti identifikohet me Berishën dhe Berisha identifikohet me atë parti. Sa kohë Berisha të ketë jetë prej Zotit, do jetë kryetar i asaj partie. Berisha mund ta shpallë votimin nesër që në pikë të sabahut, voton vetë, numëron vetë, shpall fitues vetë.



Berisha do dalë i fituar. i vetmi njeri që mund ta rrezikonte ligjërisht Berishën, ishte zoti Basha. Por ai shquhej më shumë për gjumin që bënte. PD është peng i Berishës. Garat e Berishës janë shumë të lexueshme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!