Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shkatërruar një sistem të madh tunelesh të Hezbollahut në qytetin Qantara në jug të Libanit.
Sipas mediave libaneze, shpërthimet e kontrolluara janë filmuar dhe janë dëgjuar në një zonë të gjerë.
Instituti Gjeologjik i Izraelit thotë se shpërthimi është regjistruar nga sistemi i paralajmërimit sizmik, por nuk u aktivizuan sirenat për tërmete. Ushtria izraelite kishte njoftuar më herët banorët se shpërthimi nuk do të shkaktonte alarm të rremë.


