Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Europol: Krimi kibernetik po bëhet më i sofistikuar, numri i kërcënimeve të reja dixhitale në rritje

schedule11:08 - 28 Prill, 2026

schedule 11:08 - 28 Prill, 2026

Europol ka publikuar një raport vjetor të Vlerësimit të Kërcënimit të Krimit të Organizuar në Internet (IOCTA) për vitin 2026, duke ofruar një analizë të thelluar mbi tendencat dhe zhvillimet më të fundit të krimit të organizuar në internet që ndikojnë në Bashkimi Evropian.

Raporti, i titulluar “Si po e përhapin enkriptimi, serverët proksi dhe inteligjenca artificiale krimin kibernetik”, thekson rritjen e shpejtë dhe kompleksitetin në rritje të kërcënimeve digjitale.

Sipas dokumentit, kriminelët po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë teknologjitë e avancuara për të shmangur zbulimin dhe për të rritur efektivitetin e aktiviteteve të tyre të paligjshme.



Në këtë kontekst, Europol nënvizon nevojën urgjente për forcimin e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik.

“IOCTA 2026 ofron një plan të përditësuar për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe palët e interesuara për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve në zhvillim që paraqet krimi kibernetik. Ndërsa kriminelët vazhdojnë të shfrytëzojnë përparimet teknologjike, është thelbësore që ne të përmirësojmë kapacitetin tonë dhe të bashkëpunojmë në mënyrë më efektive për të mbrojtur qytetarët tanë dhe infrastrukturën kritike”, deklaroi Edwardas Schilleris, drejtor i Qendrës Evropiane të Krimit Kibernetik në Europol

Raporti shërben si një udhërrëfyes kyç për institucionet dhe ekspertët e sigurisë, në një kohë kur krimi kibernetik po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar dhe me ndikim të gjerë në ekonominë dhe sigurinë e rajonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!