Miqësorja e solidaritetit, FSHF zbulon emrat e disa prej yjeve

schedule13:32 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 13:32 - 29 Dhjetor, 2019

Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e “Air Albania Stadium” në datë 10 janar. Ky festival i futbollit me emrat e njohur të katër kombëtarëve, siç janë Zambrota e Perrota, Kampionë të Botës në 2006, apo Hasan Şaş i cili ishte një nga liderët e Turqisë në Botërorin e vitit 2002, shkruan FSHF.

Në këtë ndeshje do të marrin pjesë edhe fqinjët grekë, të cilët fituan Kampionatin Europian në vitin 2004 nën dirigjimin e Karagunis, thuhet në njoftimin e bërë, ndërkohë që theksohet se të ardhurat nga biletat e kësaj ndeshjeje do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

FSHF do ta mbështesë këtë aktivitet, ndërkohë që nismëtare është Sindikata e Futbollistëve, me në krye Andi Lilën. Veçse do të luhet një ndeshje futbolli, do të ketë edhe spektakël me këngëtarë të ndryshëm të muzikës shqiptare. /abcnews.al