Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Injeksionet për retinën, në QSUT/ Çdo vit trajtohen falas 700 pacientë, me probleme të rënda okulistike

schedule16:51 - 27 Prill, 2026

schedule 16:51 - 27 Prill, 2026

Shtohen personat të cilët shfaqin probleme me shikimin për shkak të sëmundjeve që prekin retinën.  Rreth 700 pacientë të rinj çdo vit  trajtohen me  injeksione në shërbimin e Okulistikës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë për tre diagonza kryesore.

“700 pacientë të rinj çdo vit dhe trajtimet bëhen për pacientët diabetik në fazë të avancuar me edemë makulare, për të sëmurët që kanë plakje të parakohshme të retinës dhe për të sëmurët që kanë tromboza intraretinale”, u shpreh okulisti, Ermal Simaku.

Këto injeksione shpëtojnë pacientët nga humbja e shikimit.



“Është një trajtim tepër efektiv. Po marrim rastin e diabetikëve që janë rastet më të shpeshta, kemi grumbullim të likidit në shtresat e retinës gjë që sjell humbje të pamjes, kjo shoqërohet me ulje të pamjes, me hemorragji në shtresat e retinës dhe injeksioni kryen thithjen e edemës makulare dhe ul avancimin e sëmundjes. Plakja e parakohshme ndodh tek të sëmurët pas të 65 –ave.  Nëse nuk trajtohet çon në verbmi absolut dhe lispet të kryhen injeksionet vitroretinale.  Tromboza të venës retinale janë të shpeshta sidomos tek të sëmurët kardiopat, ata që janë prej vitesh me aterosklerozë apo hipertension apo dislipidemi kanë incidencë për të shkaktuar tromboza”, shtoi më tej ai.

Injeksionet kryhen pa pagesë dhe në varësi të nevojës që ka pacienti.

“Nëse injeksionet vitraretinale do të kryheshin privatisht kanë një kosto relativisht të lartë pasi vetëm një injeksion kushton  mbi 500 mijë lekë për njërin sy, për fatin tonë të mirë këto realizohen në QSUT. Pacienti duhet ta kryejë injeksionin në varësi të gjendjes, por në përgjithësi fillohet për çdo muaj  dhe pastaj sipas nevojave të secilit pacient”, u shpreh Ermal Simaku.

Për të përfituar pacientët me nevoja të tilla duhet të ndjekin sistemin e referimit. Është mjeku i familjes që i rekomandon konsultën tek specialisti i rrethit e ky i fundit i drejton në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë ku mjekët shërbimit të Okulistikës vendosin për trajtimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!