Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Arbër Hoxha, kampion i Kroacisë/ Ylli i Kombëtares fiton titullin dy javë para fundit të ligës

schedule12:26 - 27 Prill, 2026

schedule 12:26 - 27 Prill, 2026

Kohët e fundit nuk ka shërbyer gola e paraqitje të tilla. Gjithsesi, Arbër Hoxha mbetet i veçantë dhe titullar i padiskutueshëm tek Dinamo e Zagrebit dhe ia ku e fitoi sërish titullin.

Ishte I dyti kampionat që pronësohet prej tij në Kroaci, ndërsa e ka fituar edhe një Kupë, pa llogaritur një kupë që e ka marrë në Kosovë.

Kontributi I yllit të kombëtares shqiptare ka qenë i rëndësishëm pasi në 29 ndeshje të Ligës së Parë të Kroacisë, shënoi 6 gola e dha 7 asistë, aspak keq në një ekip ku rivaliteti është I madh.



Ndoshta, e ardhmja e tij mund të jetë jashtë Ballkanit, pasi pretendentët për shërbimet e tij nuk mungojnë. Edhe pse kohët e fundit, Hoxha nuk shënoi gola, të fundit herë rrjetën e tundi në 6 dhjetor të vitit të kaluar, sërish kjo nuk do të thotë se nuk ishte përcaktues.

Në katër nga pesë ndeshjet e fundit, pikërisht në ato ndaj Osijekut, Vukovarit, Rijekës dhe Istrës ndihmoi duke krijuar gola, pra duke shërbyer asistë. E rëndësishme paraqitja e tij ndaj Rijekës, ish-kampionë, dhe njërës prej rivaleve kryesore të kampionatit.

Hoxha ndihmoi në barazimin 2-2 në stadiumin “Maksimir”, duke shmangur humbjen sepse miqtë ishin në epërsi 1-0. Fillimisht, atij nuk iu dha penallti edhe pse u godit në zonë, por më pas arbitri u detyrua të pranonte faktin dhe të akordonte 11-metërsh e të përjashtonte me të kuq mbrojtësin e Rijekës, që rrëzoi në zonë shqiptarin.

Ky është titulli I 26-të kampion I Dinamos në ligën kroate që kur vendi shpalli pavarësinë në 1991, ndërsa ka fituar 9 tituj edhe në kampionatin e dikurshëm të Jugosllavisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!