Tjetër rekord: Askush si Leo Messi, “driblimi” i radhës ndaj CR7

schedule10:51 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 10:51 - 29 Dhjetor, 2019

Leo Messi vazhdon të konfirmohet si futbollisti më i mirë në botë dhe jo vetëm. “Pleshti” qëndron në majë prej vitesh dhe ia doli të fitonte “Topin e Artë” për herë të gjashtë, diçka që nuk e ka arritur askush më parë në historinë e futbollit.

Një statistikë e dekadës së fundit në 5 kampionatet kryesore të Europës është kryer në lidhje me lojtarin që ka arritur më shumë fitore dhe në krye është Leo Messi. Kapiteni i Barcelonës numëron 260 ndeshje të fituara, teksa ndiqet nga një shok skuadre.

Sergio Busquets renditet i dyti me 245 ndeshje të fituara, teksa podi plotësohet nga Cristiano Ronaldo. Portugezi i njohur numëron 244 fitore dhe ndiqet nga Thomas Muller i Bayern Munchen me 228 suksese. Vendi i pestë ndahet nga dy lojtarë. Karim Benzama i Real Madrid dhe Gerard Pique i Barcelonës, numërojnë nga 219 ndeshje të fituara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!