Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Napoli është për Champions/ Ekipi i Italisë së Jugut kthehet te fitorja, Cremonese mundet 4-0

schedule14:12 - 25 Prill, 2026

schedule 14:12 - 25 Prill, 2026

Sikur të kishte qenë kështu i gjithë sezoni.

Diçka e pamundur për Napolin, ndonëse fitorja 4-0 ndaj Kremonezes tregoi se jo më kot është kampionia në fuqi e Italisë, dhe se futbollin e Championsit mund ta ketë përsëri.

Suksesi i thellë u arrit në vetëm 52 minuta, madje 3 prej rrjetave u shënuan nga fundi I pjesës së parë deri në minutën e shtatë të së dytës.



Festa ishte për të gjithë.

Gola nga Skot Mektominai, Terraçano si autogol, Kevin De Brujne dhe Alison Santosh.

Trajneri Antonio Konte u shpreh i kënaqur më pas, duke sulmuar gazetarët që e kishin kritikuar shumë këto kohë Napolin e tij.

Tekniku italian kujtoi se të kaltrit kanë fituar titullin dy herë në tri vjet, si dhe kanë marrë edhe Superkupën.

Rikthim i mbarë edhe për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që ishte titullar në stadiumin “Maradona”, e që madje goditi edhe traun e portës.

Mbeti jashtë për 8 ndeshje të kampionatit për shkak dëmtimi.

Napoli ka tani 78 pikë kur duhen edhe 4 javë deri në fund të Serisë A, tri më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak, dhe është 11 pikë mbi Komon e vendit të pestë, pra zona Champions është gjithnjë e më e sigurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!