Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nënshkruhet marrëveshje mes Prince Caffe dhe Fakultetit të Arteve për studentët në Prishtinë

schedule16:44 - 22 Prill, 2026

schedule 16:44 - 22 Prill, 2026

Prince Caffe, në kuadër të Devolli Corporation, dhe Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës kanë zyrtarizuar një partneritet këtë të mërkurë që synon të sjellë në jetë talentin e studentëve përmes koleksioneve unike të dedikuara për brendin e kafesë.

Ky projekt parasheh një garë krijuese, ku punimet më të spikatura do të bëhen pjesë e produkteve të Prince Caffe dhe do të shpërndahen në tregun vendor dhe rajonal.

Adriatik Kelmendi, anëtar i Bordit në Devolli Corporation, tha se qëllimi është promovimi i artit vendor dhe përfshirja e studentëve në produkte “Made in Kosova”.



“Që t’u japim një mundësi që një nga produktet më cilësore ‘Made in Kosova’ të jenë edhe prodhimet e tyre përveç stimulimit financiar, edhe përmes hapësirës së ekspozimit”, u shpreh Kelmendi.

Për motivim janë paraparë tre çmime: 1000 euro për vendin e parë, 750 për të dytin dhe 500 për të tretin.

Hazir Haziri, dekan i Fakultetit të Arteve në UP, e vlerësoi marrëveshjen si mundësi për lidhjen e studentëve me industrinë.

“Kjo do të thotë shumë për ne është shumë e mirëseardhur që ata të prekin konkretisht produktet që i krijojnë vetë dhe t’i prezantojnë në industri”, tha Haziri.

Ky partneritet shihet edhe si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës, me synimin që arti i studentëve të arrijë te publiku më i gjerë.

Kelmendi shtoi se Devolli Corporation po planifikon edhe nisma të tjera në fushën e kulturës dhe librave.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!