Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Musk nuk shkon në gjyqin e X/ Paris, platforma nën hetim për materiale abuzimi seksual me të mitur

schedule15:15 - 20 Prill, 2026

schedule 15:15 - 20 Prill, 2026

Elon Musk duhej të paraqitej këtë të hënë në Prokurorinë e Parisit, ku autoritetet po hetojnë po platformën e tij X për përhapjen e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë dhe përmbajtjes së rreme.

Njeriu më i pasur në botë dhe Linda Yaccarino – ish-drejtoresha ekzekutive e X – janë thirrur për “intervista vullnetare”, ndërsa punonjës të tjerë të platformës janë planifikuar të dëgjohen si dëshmitarë gjatë gjithë kësaj jave.

Musk nuk u paraqit para prokurorëve për t’iu përgjigjur pyetjeve. Megjithatë ende pritet një konfirmim zyrtar se ai nuk do të marrë pjesë deri në fund të ditës.



Miliarderi u thirr pas një kontrolli që u zhvillua në shkurt në ambientet franceze të X, si pjesë e një hetimi të hapur në janar 2025 nga njësia e krimit kibernetik e zyrës së prokurorit të Parisit.

Zyra e prokurorit ka sqaruar se mosparaqitja e atyre që u thirrën për t’u paraqitur në asnjë mënyrë nuk do të pengojë vazhdimin e hetimit.

Prokurorët francezë dyshojnë gjithashtu se polemika rreth sistemit të inteligjencës artificiale të platformës, Grok, u sajuan për të rritur vlerën e kompanive në pronësi të Musk.

Sipas Qendrës për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale një organizatë monitoruese jofitimprurëse, Grok gjeneroi rreth tre milionë imazhe të seksualizuara në njëmbëdhjetë ditë, kryesisht të grave, por edhe 23,000 që dukeshin se përshkruanin fëmijë.

Bashkimi Europian ka nisur gjithashtu një hetim mbi gjenerimin e imazheve të grave dhe të miturve të gjeneruara nga Grok.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!