Një 28-vjeçar nga Norvegjia është vënë në pranga në Patos.
I riu u kap në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte.
Gjatë kontrollit në banesë dhe automjetin e tij, të marrë po me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar./abcnews.al


