Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Vdekja le të presë”/ Kur legjendat e kinematografisë shqiptare rikthehen në kinema

schedule13:06 - 15 Prill, 2026

schedule 13:06 - 15 Prill, 2026

Në një kohë kur kinemaja kërkon gjithmonë të renë, filmi “Vdekja le të presë” vjen si një rikthim i fuqishëm tek vlerat e pavdekshme: ikonat. Nën regjinë e Edmond Topi, ky projekt sjell në ekran emra që nuk janë thjesht aktorë, por histori të gjalla të artit shqiptar.

Në qendër të këtij universi qëndron e paharrueshmja Margarita Xhepa, një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo rol. Ky film mbart emocione të veçanta, pasi ruan ndër kujtimet më të bukura të saj në ekran, duke e kthyer çdo skenë në një homazh të ndjerë.

Krah saj, shkëlqen po aq fuqishëm Tinka Kurti, një tjetër ikonë që vazhdon të sfidojë kohën me shpirtin artistik. Ndërsa Reshat Arbana sjell gravitetin dhe thellësinë që vetëm një mjeshtër i vërtetë mund ta japë.



Ky kast i jashtëzakonshëm nuk është thjesht një përzgjedhje aktorësh, por një bashkim brezash dhe emocionesh. Ata i japin jetë një historie që flet për miqësinë, kujtimet dhe dashurinë për jetën, edhe në një moshë kur shumëkush mendon se gjithçka ka përfunduar.

Filmi, i cili nis shfaqjet nga 16 prilli në Cineplexx dhe për disa ditë në kinemanë “Republika” në Shkodër, ka prekur tashmë zemrat e publikut në premierën e tij në Pogradec, qyteti ku u xhirua pjesa më e madhe e tij.

“Vdekja le të presë” nuk është vetëm një komedi romantike, por një mesazh i fortë: pleqëria nuk është fundi, por një kapitull që meriton të jetohet plot dinjitet, dashuri dhe pasion. Në këtë film, kolosët nuk rikthehen thjesht për të luajtur, ata rikthehen për të na kujtuar pse i duam kaq shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!