Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke vendosur në sekuestro disa llogari bankare të kompanive të ndërtimit.
Konkretisht janë sekuestruar llogaritë bankare të kompanive “Olt Flor” dhe “Olti Grup”, si dhe të shoqërive “Albavia” dhe “Standard” si dhe një tjetër kompania “Alaska”.
Sipas organit të akuzës , këto kompani nuk justifikonin burimin e të ardhurave. Prokurori Ndini Tavani dyshon se fondet e kompanive nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e saktë të parave dhe për të verifikuar nëse ka elementë të shkeljeve ligjore.


