Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Pakistani, raund tjetër negociatash/ Vance akuzon Teheranin: Terrorizëm ekonomik me bllokimin e ngushticës së Hormuzit

schedule16:01 - 14 Prill, 2026

schedule 16:01 - 14 Prill, 2026

Pakistani ka propozuar që në ditët në vijim, para përfundimit të armëpushimit, të mbahet një raund i dytë bisedimesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad. Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjen me shtypin, thanë se propozimi do të varet nëse palët kërkojnë një vendndodhje tjetër.

Një nga zyrtarët tha se, pavarësisht se përfunduan pa një marrëveshje, bisedimet e para ishin pjesë e një procesi diplomatik në vazhdim dhe jo një përpjekje e njëhershme. New York Times raporton se Irani ka propozuar pezullimin e aktivitetit të tij bërthamor për deri në pesë vjet – një ofertë që u refuzua nga Uashingtoni, të cilat këmbëngulën për 20 vjet.

Raporti shton se Shtetet e Bashkuara dhe Irani shkëmbyen propozime për pezullimin e aktivitetit bërthamor të Teheranit gjatë bisedimeve në Pakistan, por mbetën shumë larg një marrëveshjeje.
Por diskutimet sugjerojnë se mund të ketë ende një rrugë drejt paqes, me një raund të dytë të mundshëm bisedimesh ballë për ballë. Ambiciet bërthamore të Iranit kanë qenë një pikë e rëndësishme e negociatave, me Donald Trump që ka përsëritur të se Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që Irani të mos ketë një armë bërthamore.



Ky zhvillim vjen teksa zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se “topi është në fushën e Iranit” dhe Teherani duhet të jetë fleksibël ndaj kërkesave të Uashingtonit. Vance e akuzoi Iranin për “terrorizëm ekonomik” për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit në një intervistë me Fox News. Numri dy i shtëpisë së bardhë tha se siç e tregoi edhe Donald Trump, kjo është një lojë që mund të luhet nga dy palë.

Ai u zotua se nëse iranianët do të përpiqen të angazhohen në terrorizëm ekonomik, Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahem parimit të thjeshtë se asnjë anije iraniane nuk do të dalë nga portet e vendit. Bllokada amerikane për Hormuzin ka hyrë tashmë në fuqi, megjithëse raportet tregojnë se të paktën një tanker ka dalë nga rruga tregtare.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian paralajmëroi se kërcënimi me Ngushticën e Hormuzit do të ketë pasoja të rënda për botën. Në një telefonatë me homologun Emmanuel Macron, Pezeshkian tha se ishin kërkesat e tepërta amerikane ato që u bënë pengesë për një marrëveshje në fundjavë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!