Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“U hap rruga për ndërtimin e bazave në Hënë”/ Artemis II, Mertenika: Udhëtimet kozmike, sfidë e madhe për njerëzimin

schedule16:29 - 13 Prill, 2026

schedule 16:29 - 13 Prill, 2026

Inxhinier fizikant, Ermand Mertenika thotë se me misionin e Artemis II, u hap rruga për ndërtimin e bazave në Hënë.

Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Mertenika u shpreh se udhëtimet kozmike, janë sfidë e madhe për njerëzimin.

Sipas inxhinierit, me këtë mision u arritën disa qëllime, teksoi shtoi se për 10 ditë, kostoja ishte 5 miliardë dollarë.



“Pas më shumë se gjysmë shekulli, u realizua lëvizja rreth trajektores së Hënës. Ishte misteri i gjysmë Hënës, u arrit të shikohej se çfarë ishte dhe çfarë kishte. Një zbulim tjetër, Helium 3. Me anë të Artemis II u analizua ajo që ka deklaruar Trump, ndërtimi i një stacioni hapësinor, që do i kushtonte 20 miliardë dollarë buxhetit të shtetit. Hëna mori edhe nuanca gjeopolitike. Pas iniciativës së NASA-s, do shikojmë lëvizje mes Rusisë, Kinës, por edhe Japonisë. Qëllimi kryesor ka qenë për të matur pulset e teknologjisë sot. Udhëtimet apo misionet kozmike, janë sfida madhore për njerëzimin. Ishte një mision 10 ditor me shumë sfida. Teknologjia jonë tokësore është teknologji që nuk mund të eksplorojë makrobotën. Misioni 10 ditor kushtoi 5 miliardë dollarë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!