Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan, edhe Champions në rrezik/ Udinese e mundi në shtëpi 3-0, për titullin as që bëhet fjalë

schedule14:27 - 12 Prill, 2026

schedule 14:27 - 12 Prill, 2026

Jo vetëm humbën, por ashtu siç as nuk mendohej. Milani i bindi plotësisht tifozët e tij që jo vetëm nuk është për titull, por që nuk ka skuadër as për të qenë i sigurt për Championsin, ndonëse këtë sezon nuk ka pasur ngarkesën e ndeshjeve në Europë.

Katastrofa në “San Siro” ndaj Udinezes ishte plot 3-0, në një ndeshje ku miqtë sikur shëtitën në fushë.

Bartezagi me autogol, Ekelenkamp dhe Ata shënuan golat, ndërsa Modriç, Leao e të tjerë sikur ishin spektatorë.



Imagjinoni, Udineze bëri dyfishin e gjuajtjeve në kuadrat, 6 me 3.

“Të jesh tifoz I Milanit këta vite është jashtëzakonisht e vështirë”, – është një koment në rrjetet sociale nga milanistët e tronditur.

Një tjetër tifoz nën emrin “granatieri” shkruan: Mund të themi se Leao ishte lojtari më I mirë I Udinezes!

Edhe mediat kishin refrenin e tyre, por edhe për Milanin, edhe për Juventusin.

“Një Zonjë e Madhe, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – fiton në Bergamo dhe I afrohet Championsit! Vërshëllima për Milanin dhe për Leaon! Nokaut I pabesueshëm në shtëpi me Udinezen!

“Boga Parti, – është komenti I “Il Korriere delo Sportit”, – Juventusi është I katërti, fiton 1-0 në Bergamo, 13 pikë në 5 ndeshje! Milan e Leao, vetëm vërshëllima!”

Piemontezët ia dolën 1-0 në fushën e Atalantës, në një fitore të rëndësishme në duelin direkt për Championsin, ndonëse bergamaskët bënë shumë më tepër.

Zheremi Boga, ish-lojtar I “Deas” vendosi sfidën menjëherë pas pushimit, ndërsa ekipi I Berat Gjimshitit nuk pati fat.

Tashmë, Juventusi është vetëm tri pikë prapa Milanit që mban vendin e tretë në Serinë A dhe “Zonja e Vjetër” ka shanse shumë më të mira se më parë për shkuar në Ligën e Kampionëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!