Kina mohon një raport të CNN se po përgatitet të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Iran, duke e quajtur atë “plotësisht të fabrikuar”.
“Si një vend i madh përgjegjës, Kina gjithmonë i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe kurrë nuk furnizon me armë asnjë pale në konflikt”, tha ambasada kineze për Times of Israel.
“Kina e kundërshton me vendosmëri përhapjen e informacionit spekulativ, mashtrues dhe të rremë që e synon atë“. Dokumenti thotë se, në lidhje me Iranin, Kina “ka punuar vazhdimisht për të promovuar bisedimet e paqes dhe kurrë nuk i ka hedhur benzinë zjarrit. Negociatat aktuale të armëpushimit nuk kanë qenë të lehta. Shpresojmë që palët e përfshira do të bëjnë më shumë për të ulur tensionet, sesa anasjelltas“.


