Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbështetja për Policinë e Shtetit, prioritet”/ Lamallari: Rritje pagash, efektivët më shumë trajtim dinjitoz

schedule13:46 - 10 Prill, 2026

schedule 13:46 - 10 Prill, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari thotë se mbështetja për Policinë e Shtetit, është prioritet për qeverinë.

Në një takim me punonjësit e policisë në Akademinë e Sigurisë, Lamallari tha se gjatë viteve janë rritur pagat.

Sipas Lamallarit, sot punonjësi i policisë ka trajtim dinjitoz.



“Mbështetja për Policinë e Shtetit, është prioriteti mbi prioritetet. Trajtimi nga momenti që ne morëm besimin e qytetarëve për të drejtuar këtë vend, ka qenë në fakt një rritje domethënëse, një rritje e pakrahasueshme. Mjafton të marrim për referencë, nivelet më të ulëta të pagës, pra, sidomos për gradat më të ulëta, ku një inspektor i Policisë së Shtetit, paguhej 44,500 lekë. Sot, një inspektor merr 65 përqind më shumë, apo 73,500 lekë. Ky vlerësim është dhënë për gradat më të ulëta, ku konkretisht, edhe për nënkomisar, nga 66,500 në 2014, sot një nënkomisar paguhet 88,000 lekë. Një komisar, nga 72,000 lekë, paguhet 97,375 lekë. Ky është më shumë motivim, është trajtim më i mirë, krahasuar me ku ne e gjetëm. Ne kemi gjithashtu bërë realitet, edhe trajtim me ushqim. Kjo nënkupton më shumë trajtim dinjitoz. Kemi investuar dhe vijojmë të investojmë, edhe me teknologji dhe kushte komode të punës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!