Policia e Hong Kongut ka arrestuar 336 persona gjatë protestave për festën e Krishtlindjes.
Zëdhënësi i policisë Këok Ka-chuen tha se 92 gra u arrestuan në periudhën nga e hëna deri të enjten.
Demonstruesit, me kapele të Babagjyshit u përleshën me policinë gjatë Krishtlindjeve, duke paralajmëruar protesta të reja për Vitin e Ri. Këok dënoi sulmet e tyre ndaj qytetarëve të zakonshëm në qendra tregtare dhe restorante, si dhe shkatërrimin e infrastrukturës publike, si stacionet e metrosë, bankat dhe rrjeti i energjisë.
“Synimi i tyre është të heshtin ata që përfaqësojnë këndvështrime të ndryshme dhe të terrorizojnë publikun. Kushdo që nuk pajtohet me ta do të përballet me dhunë”, tha ai.
Protestuesit kanë thyer dritaret në qendrat tregtare, ndaj të cilës policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe arrestime.
Nga fillimi i protestave në Hong Kong, numri i personave të arrestuar ka arritur në afro 7,000./abcnews.al