Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shpërthen diga pas shirave të rrëmbyeshëm në Dagestan, dy viktima! Mbi 4 mijë të evakuuar në Rusi

schedule17:22 - 6 Prill, 2026

schedule 17:22 - 6 Prill, 2026

Përmbytje masive janë raportuar në Dagestan në Rusi. Dy persona kanë humbur jetën.

Ndërsa rreth 4,000 persona janë evakuuar nga banesat pasi një digë shpërtheu në republikën ruse të Dagestan, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Sipas Ministria Ruse e Mbrojtjes Civile, incidenti ka shkaktuar përmbytje të mëdha, duke prekur rëndë zonat e banuara. Vetëm në rajonin e Derbent, rreth 2,000 banesa janë përmbytur.



Autoritetet konfirmuan se trupat e viktimave janë gjetur, ndërsa fati i personave të tjerë të mundshëm të zhdukur mbetet ende i paqartë.

Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në terren, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezik të vazhdueshëm nga moti i keq.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!