Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia në “gjyqin e fundit”/ Të Kaltrit luajnë sonte finalen për të shkuar në Botëror

schedule12:43 - 31 Mars, 2026

schedule 12:43 - 31 Mars, 2026

Pengesën e parë e kaluan, por kjo e dyta është më e frikshmja. Italia do ta luajë finalen për të shkuar në finalet e Kupës së Botës në fushën e Bosnjë Hercegovinës, dhe Të Kaltrit I pret një ferr I vërtetë në stadiumin e Bilino Poljes në Zenicë.

Nëse ndaj Irlandës së Veriut patën përkrahjen e dhjetëra mijë tifozëve në Bergamo, këtë herë do të luajnë në atë që njihet si qendra e nacionalizmit bosnjak, dhe jo rastësisht Federata Boshnjake nuk I luan ndeshjet në kryeqytetin Sarajevë, por pikërisht në Zenicë.

Impianti nuk është I madh, por përkrahja e publikut e zjarrtë, ndërsa tifozët vendas, të intervistuar nga televizioni publik, deklarojnë se do ta marrin përpara Italinë me “lopata”.



Gjithsesi, Të Kaltrit duan fitoren dhe që një brez më në fund ta shohë ekipin katër herë kampion të botës në Botëror.

Trajneri Xhenaro Gatuzo pritet të luajë me të njëjtët emra si ndaj Irlandës së Veriut, sfidë e fituar 2-0.

E vërtetë që Pio Espozito shkëlqeu si zëvendësues, por ata që janë pranë kampit axurr thonë se lojtarë si Retegi apo Politano do t’i mbajnë vendet e tyre si titullarë.

Po ashtu, Lokateli mund të jetë që nga minuta e parë në mesfushë, edhe pse pati kritika ndaj tij.

Po Bosnja?

Të mbiquajturit “dragonjtë”, besohet se do të kenë vetëm një ndryshim.

Tetëmbëdhjetë vjeçari Kerim Alajbegovic mund të aktivizohet si titullar pasi shkëlqeu në suksesin ndaj Uellsit, duke shënuar edhe në serinë e penalltive.

Besohet se ai do të jetë në krah të kapitenit Xheko në sulm, ndërsa mbrojtësi Sead Kolashinac ndoshta e ka marrë veten nga dëmtimi.

Përpara ndeshjes nuk ka dueli psikologjik në distancë, me Xhekon që u shpreh se Italia nuk është ajo e dikurshmja, dhe me Gatuzon që deklaroi se gjithçka do të tregohet në fushën e lojës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!