Gjykata Civile e Tiranës ka dënuar ish- kryeministrin Sali Berisha për shpifje, pas padisë së bërë nga Kryeministri Rama. Në vendimin e Gjykatës thuhet se Berisha ka për detyrim të dëmshpërblejë Ramën me 500 000 lekë ( të reja).
Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesë-padinë, sepse vlera e dëmshpërblimit nga paditësi (Rama) ishte 1.000.000 lekë.
Po kështu gjykata ka vendosur detyrimin e palës së paditur të publikojë përgenjeshtrimin në faqen e tij “Facebook”.
Berisha u dënua për deklaratën e bërë në Facebook më datë 15.10.2018 “Fundi i kakistokracisë së kallam deshtakut po troket”.
Ndër të tjera Berisha shkruante se “Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri”.
/abcnews.al