Trajneri Ardian Mema thotë se në ekipet kombëtare, trajneri duhet të përshtatet me lojtarët, pasi koha në dispozicion është e shkurtër.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mema u shpreh se në ndeshjet miqësore, Sylvinho duhet të kishte aktivizuar lojtarë të rinj.
“Trajneri duhet të gjejë një zgjidhje që ekipi të fitojë, kjo është e para. Përshtatja ndodh te lojtarët dhe trajneri. Duhet një trajner shumë i mirë. Këto të përshtaten me trajnerin. Në ekipin kombëtar duhet të përshtatet edhe trajneri me kombëtaren, koha është e shkurtër. Përshtatja duhet të ishte e dyanshme. Nuk më ka pëlqyer momenti kur ka pasur ndeshje miqësore dhe ky ka futur lojtarë të formacionit”, theksoi ai./abcnews.al


