Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtrenjtohet nafta/ Një fuçi nafte po shitet me mbi 115 dollarë për fuçi

schedule10:51 - 30 Mars, 2026

schedule 10:51 - 30 Mars, 2026

Çmimet globale të naftës u rritën me 3% pasi lufta SHBA-Izrael me Iranin hyri në javën e saj të pestë. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent në tregjet ndërkombëtare  u shit me  mbi 115 dollarë  për fuçi.

Kjo vjen pasi rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen iu bashkuan konfliktit duke sulmuar Izraelin gjatë fundjavës dhe Irani kërcënoi të zgjeronte sulmet hakmarrëse kundër universiteteve dhe shtëpive të zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë se ai mund të “merrte naftën në Iran” dhe ndoshta të pushtonte qendrën e tij kryesore të karburantit, Ishullin Kharg ku kalon një sasi e konsiderueshme e naftës Iraniane



Trump e krahasoi këtë veprim të mundshëm me Venezuelën, ku SHBA-të planifikojnë të kontrollojnë industrinë e naftës “për një kohë të pacaktuar”. Tregjet globale të energjisë kanë qenë jashtëzakonisht të paqëndrueshme pasi Teherani u hakmor ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit duke kërcënuar të sulmojë anijet që përpiqen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit.

Lars Jensen, një ekspert i transportit detar dhe ish-drejtor në Maersk, paralajmëroi se, edhe nëse Ngushtica e Hormuzit “do të hapej magjikisht nesër”, do të kishte ende rritje të mëtejshme të çmimeve.

“Duhet të kemi parasysh se shumë nga nafta që u ngarkua në Gjirin Persik para kësaj krize vetëm tani po mbërrin në rafineri”, i tha ai BBC-së. ndikimi i luftës SHBA-Izrael mbi Iranin mund të jetë “shumë më i madh” sesa kriza e naftës e viteve 1970, e cila shkaktoi kaos ekonomik.

Ndërkohë të tjerë ekspert thonë  se ndikimi i plotë i luftës ende nuk ka arritur të depërtojë tek konsumatorët përmes zinxhirit të furnizimit me karburant.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!