Ka qenë titullar fiks. Arlind Ajetit nuk I ka munguar besimin I trajnerit të kombëtares, Silvinjo, dhe rrallë e ka humbur vendin e titullarit, por këtë herë do të jetë I detyruar të ndalojë, madje jo pak.
Lajmet nga stafi mjekësor I kuqezinjve janë që mbrojtësi I qendrës ka dëmtim në shpatull, dalje shpatulle nga vendi, bashkë me problemet e tjera që sjell ky lëndim.
Nuk është dhënë ende asnjë afat për mungesën e tij, ndërsa pikërisht këtë të hënë do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor në Turqi, por dëmtimet e shpatullës nuk janë të lehta.
Sipas asaj që ka ndodhur gjithmonë në futboll, Ajeti mund të jetë jashtë terreni nga 3 deri në 6 muaj.
Nëse konfirmohet kjo diagnozë, do të thotë se futbollisti 32-vjeçar e ka mbyllur sezonin.
Madje, në rastin më të keq, mund të humbasë edhe fazën përgatitore me skuadrën e tij, Bodrumspor në Ligën e Parë të Turqisë.
Një keqardhje e vërtetë për një futbollist kaq të rëndësishëm dhe që ka qenë në formë këtë edicion, ndërsa për Shqipërinë ka luajtur në dy faza finale të Europianit, në Francë në 2016 dhe në Gjermani në 2024.


