FOTO | Futbollisti i West Ham aksidenton makinën 200 mijë dollarëshe

schedule12:19 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 12:19 - 27 Dhjetor, 2019

Në ditën e Krishtlindjeve mbarë bota feston, por për disa nuk kalojnë shumë mirë. Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio, përplasi makinën e tij në gardhin përpara shtëpisë.

Antonio ishte veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, në momentin që përplasi makinën e tij sportive, ‘Lamborghini Huracan’. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e 29-vjeçarit në Balham, në Londrën jugore.

Si për të mos mjaftuar kjo, ditën e nesërme ai ishte në fushë në humbjen në transfertën e Crystal Palace. West Ham doli pa asnjë pikë, pasi vendasit arritën të fitonin 2-1. Një periudhë jo e mirë për sulmuesin anglez. /abcnews.al