Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasani i traditës/ Si artizanët e zejeve dhe kulinarisë gjallërojnë qytetin

schedule20:25 - 28 Mars, 2026

schedule 20:25 - 28 Mars, 2026

Ruajtja dhe promovim i traditës në zeje dhe kulinari është në fokus të artizanëve në Elbasan gjatë këtij viti. Si një qytet që po njeh një rritje të numrit të vizitorëve si vendas ashtu edhe të huaj për artizanët kjo shihet edhe si një mënyrë për të promovuar punët e tyre.

Panairet e zhvilluara gjatë ditëve festive me rastin e 14 marsit, patën një pjesmarrje të lartë të artizanëve.

Etleva Marta prej shumë vitesh punon veshje popullore me motive nga qarku i Elbasanit. Ajo zbulon se risi në punimet me motive popullore janë edhe veshjet e kukullave,  që duket se po kërkohen nga turistët.



Etleva thotë se fatkeqësisht këto tradita po preferohen gjithnjë e më pak nga të rinjtë dhe duhet më shumë mbështetje për ta.

Ndryshe nga Etleva që punon veshjet popullore Ardjan Bërdufi i është dedikuar prodhimit të pijeve tradicionale që siç thotë ai kanë edhe efekte medicinale. Ai tregon se kush janë dy nga prodhimet më të kërkuara nga njerëzit.

Gjatë viteve të fundit në Elbasan vihet re një interes i shtuar nga qytetarët për të rikthyer traditat e vjetra të zonave të ndryshme dhe për t’i ruajtuar ato në formën e punimeve.

Panairet të cilat u mbajtën në Elbasan me rastin e ditës së verës do të jenë të hapura edhe për disa ditë në vijim për të gjithë ata që nuk mundën ta vizitorin qytetin gjatë festës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!