Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna i ftuar në ‘Sheshi i Dollarit’ tha se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës në sferën ekonomike është i shkëlqyer. Rafuna shtoi se Kosova ka një ambient të mirë të të bërit biznes dhe tatimet janë më të ulëtat në rajon.
“ Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është i shkëlqyeshëm. Ka edhe shumë sektorë të tjerë ku mund të bashkëpunojmë. Sot është një mundësi shumë e mirë për të marrë informata, por edhe nga përfaqësues të institucioneve dhe AIDA, që është për zhvillimin e bizneseve.
Sektori i prodhimit ushqimor dhe bujqësor, për shkak edhe të rritjes së turizmit, ka më shumë zhvillim, si dhe ndërtimi, ku kompani të mëdha kanë interes.
Kosova ka një ambient të mirë të të bërit biznes, ka tatimet më të ulëta në rajon dhe infrastrukturë të mirë që lidhet me portin e Durrësit, pavarësisht se kemi pasur prej një viti e gjysmë një bllokadë institucionale ku kishte kufizim në marrjen e vendimeve.” / abcnews.al /


