Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit policor të koduar “Double”.
Ali Osmanaj alias Ali Peposhi dhe Artur Marku u kapën në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”.
Gjatë kontrollit në automjetete tyre, shërbimet e Policisë gjetën 2 radio marrëse si ato të Policisë dhe 1 palë targa.
Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të cilën 42-vjeçarit ia ka caktuar Gjykata e Sarandës, ndërsa 29-vjeçarit, Gjykata e Shkodrës.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive të tyre të paligjshme./abcnews.al


