Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turistët e Gjirit, drejt Shqipërisë/ Ndërrojnë destinacionet e pushimeve pas luftës në Iran

schedule13:04 - 25 Mars, 2026

schedule 13:04 - 25 Mars, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit ka detyruar shumë europianë të rishohin planet e tyre të udhëtimit. Po shmangin destinacione pranë zonave në luftë dhe po planifikojnë të shkojnë drejt vendeve më të sigurta.  Shqipëria sipas operatorëve turistikë është një prej tyre.

“Duke qene se një pjesë e klientëve që turoperatorët ndërkombëtar, partnerët tanë kishin planifikuar të shkonin në këto vende që janë të cënuara nga  lufta një pjesë e këtyre i kanë orientuar drejt Shqipërisë duke u konsideruar një vend i sigurt.”

Sipas turoperatorëve një kërkesë në rritje ka nga të gjitha tregjet europiane, por   aktualisht kryeson Polonia dhe Gjermania.



“Në Poloni jo më gjatë se para dy ditësh Shqipëria është pozicionuar në vendin e tretë si bestseller, destinacion në vendin e tretë më i shitur. Kështu dhe në vende të tjera të Europës pozicionohet në vende shumë të mira dhe të sigurta. Kjo ka bërë që le të themi, ajo klientela frikacake tregu gjerman polak e cila kishte planifikuar të pushonte në një prej vendeve të Gjirit Persik apo të Afrikës Veriore të kërkojë drejtime të tjera dhe Shqipëria është një prej këtyre destinacioneve.”

Pritshmëritë e turoperatorëve për vitin 2026 janë për një rritje të numrit të vizitorëve me të paktën 10%.

“Të paktën me 10% rritje krahasuar me vitin e shkuar, mbetet për tu parë se turizmi është delikat është imazh. Tregjet kryesore në Shqipëri janë tregu i Kosovës dhe ai Italian, vijnë në mënyrë sporadike. Kemi tregje të tjera të organizuara, polak më i madhi, çek dhe pastaj krahasohen gjerman  dhe ai spanjoll.”

Siguria, çmimet më të ulta të biletave, por dhe paketave turistike në raport me vendet e rajonit mbeten arsyet kryesore sipas operatorëve turistikë që shumë të huaj zgjedhin të pushojnë në vendin tonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!