Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


schedule15:12 - 24 Mars, 2026

schedule 15:12 - 24 Mars, 2026

Kampionët e Shqipërisë, Besëlidhja Lezhë, janë gati për një tjetër sfidë të madhe, këtë herë në finalen e Liga Unike e Basketbollit, e cila për herë të parë zhvillohet në Shqipëri.
Pas dy vitesh radhazi si kampionë absolutë të vendit, Besëlidhja synon të kurorëzojë suksesin edhe në arenën mbarëkombëtare, në një përballje që pritet të mbledhë tifozë nga i gjithë vendi.
Ndeshja do të zhvillohet më 25 mars, në orën 19:00, në Parku Olimpik i Tiranës, në sallën Salla Sportive ‘Feti Borova’, ndërsa hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët.
Organizatorët e cilësojnë këtë si një moment krenarie për sportin shqiptar dhe një rast për të mbështetur ekipin që jo vetëm ka bërë krenar qytetin e Lezhës, por edhe gjithë Shqipërinë.
Tifozët ftohen të jenë pjesë e një atmosfere të jashtëzakonshme dhe të mbështesin Besëlidhjen në përballjen për finalen e më të mirëve, në një mbrëmje që pritet të kthehet në një festë të vërtetë të basketbollit shqiptar.
Në një ndeshje ku synimi është vetëm fitorja, mesazhi është i qartë: kur fiton Besëlidhja, fiton Shqipëria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!