Janë të shumtë dhe vazhdojnë të shtohen.
Katër talente shqiptare dolën në fushë në një ndeshje të vetme të kampionatit të Shpresave në Itali, në atë mes Interit dhe Lacios.
Ishte një përballje e veçantë, në të cilën vendasit fituan me përmbysje, ndërsa ndër kuqezinjtë më të dalluar ishin sulmuesi lacial, Flavio Sulejmani, dhe portieri zikaltër, Alen Taho.
Sulejmani shënoi një tjetër gol këtë sezon në kampionatin Primavera, atë të avantazhin 2-0 të Lacios në 18’, në qendrën stërvitore milaneze.
Në total, ai ka 11 gola dhe 4 asistë në edicion, njëri nga më të mirët e këtij niveli.
Portieri Taho, që është thirrur edhe në ekipin e parë të Interit, bëri disa pritje të rëndësishme, duke ndihmuar ekipin që të arrinte suksesin pasi u ndodh në humbje 0-2.
Ai ishte në fushë deri në fund, ndërsa 19-vjeçari Sulejmani u zëvendësua në minutën e 76-të nga 20-vjeçari tjetër shqiptar, Kledi Marinaj.
Edhe për Lacion, hyri një shqiptar nga stoli dhe ky ishte 17-vjeçari Delis Gjeci.
Interi realizoi përmbysjen fare në fund, kur Zuin shënoi me penallti në 87’ dhe Marelo goditi për 3-2 në minutën e pestë shtesë.


