Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Fluturimi i guximit, dy akrobate që sfidojnë kufijtë

schedule11:36 - 20 Mars, 2026

schedule 11:36 - 20 Mars, 2026

Në studion e mëngjesit vijnë dy emra që përfaqësojnë artin e guximit dhe elegancës, Fiona Rushiti dhe Polina Troshchak. Nga skenat botërore në ekranin shqiptar, ato ndajnë pasionin për akrobacinë, një disiplinë që shkon përtej sportit dhe kthehet në mënyrë jetese.

Polina rrëfen se e nisi rrugëtimin që në moshën 15-vjeçare dhe shumë shpejt u kthye në profesioniste, duke performuar sot në vende të ndryshme të botës, nga Gjermania e Rumania deri në Australi. Ajo e konsideron akrobacinë një formë arti që bashkon disiplinën me shpirtin krijues.

Ndërkohë, Fiona Rushiti vjen me një sfidë të jashtëzakonshme: një performancë në 500 metra lartësi, që pritet të “tronditë” Italinë. Pas muajsh përgatitjeje intensive, ajo është gati të përballet me një nga provat më të vështira të jetës së saj.



Dy artiste, një pasion i përbashkët dhe një mesazh i fortë: kufijtë ekzistojnë vetëm për t’u sfiduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!