Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi ishte i ftuar në studion e Abc Neës me gazetarin Endri Xhafo për të folur për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.
Ditën e sotme u mbajt seanca konstituive e legjislaturës së shtatë, ndërsa u zgjodh kryetar i Kuvendit Glauk Konjufca i VV.
Ndër të tjera Abazi u shpreh se VV ka bërë lëshime, dhe se shpreson në formimin e qeverisë së re sa më shpejt.
Po ashtu Abazi zbuloi edhe kërkesën e Isa Mustafës për deputetët e partisë së tij.
“Duhet ta them që kryetari i LDK ka thënë para seancës se nëse VV propozon kabinetin e ri qeveritar pa LDK ata do e votonin, por jo pjesë e saj, por do qendronin në opozitë. Në një farë mënyrë për të pasur në dorë që ta rrëzojnë qeverinë. Ne jemi të interesuar që të krijohet kjo qeveri”, tha mes të tjerash ai.
Pjesë nga biseda në studio:
Ne kemi thene që jemi të gatshmë të lëshojmë pe.
Pse kaq shumë lëshime, duket sikur gjithçka përmblidhet te dëshira e Albin Kurtit aman të bëhem unë kryeminstër?
Më herët a është thënë se ne nuk jemi bashkëpunues. Unë besoj se e kundërta është e vërtetë. Edhe po ti bëjmë votat bashkë, VV dhe LDK, ne në fakt kemi dy deputetë më shumë, bëhen 58 bashkë, as 61 që është shumica minimale. Pra unë ngre pyetjen si do bëhej Isa Mustaa ose një anëtar i LDK President. Qartazi duket se Isa Mustafa duhej të ulej edhe me PDK. Ky është leximi im i situatës. Mustafa ka tënë më herët nuk do bëjmë koalicion me PDK dhe e ka bërë. Kemi dashur që me LDK të kemi një marrëveshje të plotë. Kjo nuk u arrit pavarësisht lëshimeve sot ne ndoqëm rregulloren dhe propozuam Glauk Konjufcën. Nuk ishte votim elektronik. Një pjesë e anëtarëve të LDK kishin votuar, ndërsa një pjesë jo. Pamë që pakicat kombëtare votuan, dhe ajo serbe nuk votoi ose votoi kundër.
Çfarë ka ndodhur nga mbrëmë në sot që kemi veprime individuale të deputeve të LDK?
Duhet ta them që kryetari i LDK ka thënë para seancës se nëse VV propozon kabinetin e ri qeveritar pa LDK ata do e votonin, por jo pjesë e saj, por do qendronin në opozitë. Në një farë mënyrë për të pasur në dorë që ta rrëzojnë qeverinë. Ne jemi të interesuar që të krijohet kjo qeveri.
Do i japim gjithë kohën e nevojsme LDK për të arritur një marrëvehje për tu ulur sërish. Nuk do hyjmë në koalicion me atë që ishte në pushtet. Mendojmë se nuk kanë qeverisur në mënyrën e duhur.
Kështu shkoni në zgjedhje?
Tashmë janë bërë publike disa sondazhe dhe ka nxjerrë një dyfishim të votës së VV. Në këto momente njerëzit janë duke parë lajmin që u zgjodh kryetari i Kuvendit. Përmes këtij vendimi që u mor në Kuvfend ne e kemi çuar situatën një hap më tutje. Tasi duhet parë pozicioni i aktorëve të ndryshëm.
Ju keni pasur zakon që në çdo seancë të parë ju kishit flamurin kombëtar edhe sot e kishin. Kryeministri në Shqipëri bëri një ndryshim që të hiqen fotoja e Presidentit dhe të vendosej ai i Ismail Qemalit. Juve keni ndërmend të bëni një ndryshim që krahas shtetëror të ketë edhe atë kombëtar?
Me kushtetu të Kosovës flamuri kombëtar njihet si flamur, dhe pakicat e kanë të drejtë ta përdorin. Nuk do bëjmë asnjë shkelje ta vendosim edhe në zyra.
Mund t’u lindë e drejta serbëve ta mbajnë?
U lind por flamuri i tyre e mohon ekzistencën./abcnews.al