Diçka e paprecedentë ndodhi në futbollin botëror me përmbysjen e rezultatit të një finaleje. Maroku u shpall kampion I Afrikës nga Federata Afrikane e Futbollit pasi u analizua finalja e zhvilluar në 18 janar ndaj Senegalit. Skuadra senegaleze vërtet fitoi 1-0, por braktisi fushën për disa minuta pasi për Marokun u dha një penallti.
Më pas, lojtarët u kthyen në fushë dhe arritën të fitonin, por Federata Afrikane e cilësoi largimin nga fusha si braktisje të ndeshjes, dhe nuk mori parasysh kthimin e tyre në fushë. Maroku shpallet kampion I kontinentit me fitoren 3-0 të finales dhënë në tavolinë. Nuk dihej nëse do të merrej ky vendim pasi Federata Marokene bëri ankesë zyrtare për atë që ndodhi në ndeshje, por tashmë u vendos një precedent. Kurrë më parë, një finale e një kampionat të madh nuk është vendosur në tavolinë, as në Kupën e Botës, apo në kontinentet e ndryshme.


