Ushtria amerikane dhe ajo e Koresë së Veriut po zhvillojnë stërvitjen e tyre vjetore të përbashkët, “Mburoja e Lirisë”.
Manovrat e fundit u kryen në një lumë në Jeonçeon në veri të kryeqytetit Seul. Stërvitja përfshinte personel ushtarak të Koresë së Jugut dhe Amerikës që praktikonin kalimet nëpër hapësira, duke lëvizur pajisjet përtej lumit duke përdorur një sistem të përkohshëm urash.
Qëllimi i stërvitjes ishte të përmirësohej aftësia e operacioneve të përbashkëta dhe ndërveprimi.
Stërvitja 11-ditore “Mburoja e Lirisë”, e cila zgjat deri më 19 mars, është një nga dy stërvitjet vjetore të kryera nga ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Stërvitjet janë hartuar për të testuar aftësitë e përbashkëta operacionale të aleatëve, duke përfshirë skenarë lufte në zhvillim dhe sfida sigurie.
Stërvitja e kombinuar e aleatëve vjen mes spekulimeve të medias së Koresë së Jugut se Uashingtoni po zhvendos disa asete nga Koreja e Jugut për të mbështetur luftimet kundër Iranit.
Teksa aleatët stërviteshin, Koreja e Veriut lëshoi më shumë se 10 raketa balistike në det të shtunën. Raketat u lëshuan nga një zonë pranë kryeqytetit Phenian pranë bregdetit lindor të vendit.
Koreja e Veriut ka testuar një gamë të gjerë raketash balistike për më shumë se dy dekada, në një përpjekje për të zhvilluar mjetet për të transportuar armë bërthamore, të cilat besohet se i ka ndërtuar me sukses.


