Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Starmer e dinte për Mandelson/ U njoftua për lidhjet e tij me Epstein, para se ta emëronte ambasador

schedule12:47 - 12 Mars, 2026

schedule 12:47 - 12 Mars, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer ishte paralajmëruar se marrëdhënia e Peter Mandelson me Jeffrey Epstein përbënte një rrezik për reputacionin, përpara se ai të konfirmohej si ambasador në Shtetet e Bashkuara.

Dokumentet e publikuara nga qeveria britanike përfshijnë këshilla të dërguara kryeministrit, të cilat thanë se marrëdhënia mes Mandelson dhe pedofilit amerikan, vazhdoi edhe pasi Epstein u dënua për prostitucion të një vajze të mitur në vitin 2008.

Një dokument i dërguar Kryeministrit më 11 dhjetor 2024, nëntë ditë para se Mandelson të konfirmohej si ambasador, ngriti një numër çështjesh që mund të paraqisnin një “rrezik për reputacionin”.



Në të nxirrej në pah një raport I vitit 2019 se Epstein ruante një marrëdhënie veçanërisht të ngushtë me Mandelson.

Dokumenti gjithashtu sinjalizoi rreziqe të tjera për reputacionin rreth dorëheqjeve të mëparshme të Mandelson nga qeveria, të cilat të dyja lidheshin me çështje financiare.

Më tej në informacionet e bëra publike kuptohet se pasi u shkarkua nga detyra si ambasador, Mandelson kërkoi një pagesë prej më shumë se 500 mijë paund.

Ish diplomati I lartë britanik u shkarkua nga posti i ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington shtatorin e vitit të kaluar, pasi u zbuluan detaje të reja në lidhje me miqësinë e tij me Epstein.

Keir Starmer ka deklaruar vazhdimisht se nuk e dinte shkallën e marrëdhënies së Mandelson me Epstein, kur e emëroi ambasador.

Mandelson u arrestua dhe më pas u la I lirë në shkurt në shkurt, me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike, pasi i kishte kaluar Epsteinit informacione qeveritare të ndjeshme kur ai ishte ministër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!