Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Një finale në “Bernabeu”/ Real-Man City luajnë sonte klasiken e radhës në Champions

schedule12:30 - 11 Mars, 2026

schedule 12:30 - 11 Mars, 2026

Sikur po njihen pak si shumë kohët e fundit.

Reali dhe Mançester Siti janë përballur tri herë në tri sezonet e fundit, e sonte do të kenë të katërtin duel radhazi në Ligën e Kampionëve.

Një klasike futbolli e dekadave të fundit do të jetë maksimumi I menuse së konkurrimit më të madh të klubeve në Europë, e padyshim që pritet spektakël.



Ndonëse dy skuadrat nuk janë në momentin më të mirë, sërish janë të forta, me yje dhe klube shumë të pasur.

Sidoqoftë, Reali që do të dalë në orën 21:00 në fushën e stadiumit “Santiago Bernabeu” në Madrid sikur nuk do të ketë lidhje me ekipin e zakonshëm “merenges”.

Kjo për shkak të mungesa të shumta e të rëndësishme, si dhe të dyshimeve.

Mbi të gjithë mungon Kilian Mbape I dëmtuar, e po ashtu nuk do të luajë as Xhud Belingham.

Ata I bashkohen sulmuesit brazilian, Rodrigo, por nuk mbyllet me kaq pasi Militao, Sebajos dhe Karreras janë jashtë, ndërsa Kamavinga, Alaba, Huijsen dhe Mastantuono mbeten në dyshim.

Në total mund të jenë 10 mungesa.

Po Siti?

Trajneri Pep Guardiola ka vetëm dy lojtarë që nuk I përgjigjen në apel, mbrojtësi Gvardiol dhe kroati tjetër.

Shpresa e madhe është Erling Halandi me 56 gola në 56 ndeshje në Champions, dhe 10 rrjeta në 10 ndeshje ndaj ekipeve spanjolle, përfshi një me penallti në dhjetor ndaj Realit në Madrid.

Bilanci është I barabartë si ndeshje, me nga 5 fitore për secilin dhe 5 barazime, me golat 26-25 për anglezët.

Gjithsesi, madrilenët kryesojnë në atë që vlen më shumë, me 4 kualifikime ndaj dy të Sitit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!