Nuk shkon fare kjo punë.
Të arrish një nivel I tillë, kur as vetë nuk e beson, dhe të krahasohesh me legjendat e NBA-së, e sërish të marrësh kritika.
Kështu I ndodhi yllit të Majem Hitsave, Bam Adebajos, I cili e shkruajti emrin e tij në historinë e basketbollit amerikan.
Në duelin që ishte krejt pa mbrojtje, Majemi-Uashington, ai shënoi 83 pikë, shifra e dytë për të gjitha kohët, duke lënë prapa legjendën e madhe dhe të ndjerë, Kobi Brajant.
Superylli I Lejkërsave arriti deri në 81 pikë 20 vjet më parë.
Natyrisht, rekordi I NBA-së, prej 100 pikësh nga I jashtëzakonshmi Uilt Çembërlen as nuk mund të mendohet të kalohet.
Fenomeni ia doli 64 vjet më parë me fanelën e Filadelfias.
Adebajo pra shënoi 83 pikë, por përse u kritikua?
Siç shkruajnë mediat, shokët e ekipit e kthyen ndeshjen në qesharake në mënyrën sesi e ndihmuan.
Arritën të shkaktonin disa herë faulla personalë për të fituar kohë.
Në fund të fundit, 83 pikë u shënuan ndaj njëri prej ekipeve më të dobët të ligës, që ka 48 humbje.
Pra, një rekord pa rivalitet, ndryshe nga çfarë bëri Uilt dhe Kobi.
Gjithsesi, në moshën 28-vjeçare, Bam Adebajo arriti diçka të madhe që as nuk pritej, pasi ai nuk cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të NBA-së.


