Ahmad-Reza Radan, shefi i policisë së Iranit, i ka paralajmëruar iranianët se kushdo që del në rrugë për të protestuar “me kërkesën e armikut” do të “përballet si armik”.
Duke folur në televizionin shtetëror, Radan tha se “të gjitha forcat tona të sigurisë i kanë gishtat në këmbëz”.
Kjo vjen pasi Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu u kanë bërë thirrje iranianëve të dalin në rrugë dhe të përmbysin regjimin e vendit në javët e fundit.
Në janar, mijëra njerëz u vranë nga forcat e sigurisë gjatë protestave në qytete dhe qyteza anembanë Iranit, megjithëse numri i saktë i vdekjeve është ende i panjohur.
Të martën, kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha se vendi do t’u përgjigjet sulmeve me “sy për sy”.
Në një postim në X, ai tha se “asnjë keqdashje nuk do të mbetet pa përgjigje, dhe sot ne dekretojmë rregullin ‘sy për sy’; troç, pa përjashtim”.
Më vonë ai shkroi se Irani nuk po kërkonte një armëpushim, duke shtuar: “Ne besojmë se agresori duhet të ndëshkohet dhe të mësohet një mësim që do ta dekurajojë atë nga sulmi i ri i Iranit.”


