Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Australia ‘shpëton’ lojtarët e Iranit/ Frikë për jetën pasi refuzuan himnin, fitojnë azil politik

schedule12:17 - 10 Mars, 2026

schedule 12:17 - 10 Mars, 2026

Pesë futbolliste të ekipit kombëtar të Iranit kanë marrë viza humanitare në Australi, pas eliminimit të tyre në Kupën e Azisë. Ministri i emigracionit i Australisë tha se vajzat u zhvendosën në një vend të sigurt nga policia, ndërsa shtoi se edhe futbollistët e tjera te ekipit janë të mirëpritura të qëndrojnë.

Programi i vizave humanitare të Australisë u jep mbrojtje të përhershme refugjatëve dhe njerëzve në nevojë humanitare. Mbajtësit e vizave mund të jetojnë, punojnë dhe studiojnë në vend.

Lojtaret qe morën viza janë Fatemeh Pasandideh, Zahra Ghanbari, Zahra Sarbali, Atefeh Ramazanzadeh dhe Mona Hamoudi. Lojtaret e ekipit kombëtar iranian duhej të ktheheshin për në shtëpi pas eliminimit, por shumë njerëz kishin ngritur shqetësime për sigurinë e tyre pasi ekipi nuk pranoi të këndonte himnin kombëtar përpara ndeshjes së tyre kundër Koresë së Jugut javën e kaluar.



Kjo shkaktoi kritika në Iran, me një komentator konservator që akuzoi ekipin si “tradhtarë të kohës së luftës” dhe duke kërkuar ndëshkime të ashpra.

Në ndeshjen e tyre të dytë kundër Australisë dhe më pas përsëri në ndeshjen e fundit të së dielës kundër Filipineve, skuadra iraniane këndoi dhe përshëndeti gjatë himnit kombëtar, duke i bërë kritikët të besonin se ato ishin detyruar për një akt të tillë nga zyrtarët qeveritarë që i shoqëronin si pjesë e delegacionit.

Autobusi i ekipit u ndalua shkurtimisht nga dhjetëra aktivistë që u përpoqën t’i bindnin lojtaret e tjera të qëndronin në Australi. Disa protestues u shtrinë përtokë në një përpjekje për të bllokuar autobusin të lëvizte përpara. Në çështje u përfshi edhe presidenti amerikan Donald Trump i cili kërkoi që vajzave iraniane t’u jepej azil nga Australia, ose diçka të tillë do ja garantonin Shtetet e Bashkuara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!