E tregoi sërish se nuk do të dijë për renditjen. Derbi është një ndeshje e veçantë, krejt e pangjashme me të tjerat, dhe Milanit I erdhi për mbarë sfida në “San Siro”, në prani të 75 000 spektatorëve, shumica kuqezinj.
Mundi Interin dhe rihapi kampionatin, ndonëse diferenca me “kushërinjtë” mbetet e madhe, si në pikë, ashtu edhe në potencial.
Gjithsesi, 7 pikë largësi kur mbeten edhe 10 javë kampionat do të thotë se ka kuptim të luftohet.
Skuadra e trajnerit Masimiliano Alegri, që luajti sërish sipas filozofisë së tij pragmatiste, la kundërshtarin të mbante topin, u mbrojt prapa dhe kundërsulmoi.
Për fat ka një Luka Modric që edhe pse mbi 40 vjeç mbetet I shkëlqyer, si dhe pati edhe ekuadorianin Estupinjan që shënoi golin e vetëm të derbit në 35’.
Zikaltërit mbajtën topin 62 për qind, por gjithçka tjetër ishte në ekuilibër me përjashtim të rezultatit.
“Milan prej ëndrre, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Estupinjan vendos derbin, “Djalli” në -7! Qethet Interi, rihapet kampionati!”
“Alegrata, – është titulli I “Il Korriere delo Sportit”, duke e cilësuar fitoren e derbit si meritë të lojës së trajnerit kuqezi, – duke luajtur prapa, Maks merr edhe derbin e dytë! Milan I pamëshirshëm, mbytet Interi!”
Trajneri I zikaltërve, Kivu, pranoi se lojtarët e tij ishin të lodhur, por theksoi edhe mungesat si Lautaro Martinez, Turam apo Çalhanoglu, ndërsa më pas u dëmtua edhe Bastoni.
Inter kryeson Serinë A me 67 pikë ndaj 60 të Milanit, ndërsa të tjerët kanë mbetur më prapa.


