Seria A ka kaluar shumë emra të mëdhenj vitet e fundit dhe ka parë sulmues të niveleve të larta, por i pari që kryeson listën e golashënuesve është një italian. Në dekadën e parë të mijëvjecarit të dytë, Italia prodhoi shumë lojtarë.
Madje kombëtarja arriti të fitoi dhe Kupën e Botës, në vitin 2006. Në listën e publikuar nga ‘Opta’, renditen 10 golashënuesit më të mirë të dekadës së fundit. Në vendin e parë gjejmë ‘Toto’ Di Natalen.
Ish-kapiteni i Udinezes është në kuotën e 125 golave dhe kryeson listën. Vendi i dytë mbahet nga argjentinasi Gonzalo Higuain me 121 gola. Podiumin e plotëson ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, me 121 gola. Lista mbyllet me Paulo Dybala, i cili numëron 78 gola. /abcnews.al
125 – Antonio Di Natale scored the most goals (125) in Serie A in the 2010s. Supreme.#Opta2010s pic.twitter.com/oaSgtLbqD7
— OptaPaolo (@OptaPaolo) 26 December 2019