Kanë kohë për t’u rritur, por spektaklin po e japin që tani.
Dy lojtarë shqiptarë ishin ndër më të mirët në fushë në neshjen e kampionatit të Shpresave të Italisë mes Napolit dhe Sasuolos.
Në nivelin U20, Gabriel Kulla ishte ai që u dallua më shumë fillimisht, dhe që pati një kontrast të madh.
Qendërsulmuesi I Sasuolos përmbysi avantazhin e parë të Napolit, ndërsa pas golit të parë që pati dyshime për rregullsinë, zgjodhi të provokonte stolin vendas.
Festimi I tij solli reagime dhe klubi I Sasuolos kërkoi falje më pas.
Kulla e plotësoi dygolëshin e tij pak më vonë për epërsinë 2-1, ndonëse nuk qe e thënë që miqtë të festonin.
Për të janë 10 rrjeta e 7 asistë në kampionat deri tani, ndërsa është ende 18 vjeç.
Napoli fitoi thellë me përmbysje në fund dhe njërin nga golat e shënoi Kevin Gorica.
Jo vetëm kaq, por 19-vjeçari shqiptaro-italian realizoi më të bukurin, me roveshatë.
Edhe ai ka qenë I rëndësishëm këtë edicion të ligës së Shpresave me 5 gola e një assist, ndërsa si rol është sulmues I dytë.
Napolitanët e tij ia dolën 5-2 në një ndeshje vërtet të bukur futbolli.


