Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Finlanda “hap dyert” për armë bërthamore/ Anëtari më i ri në NATO ndryshon qëndrim pas shumë dekadash

schedule15:46 - 6 Mars, 2026

schedule 15:46 - 6 Mars, 2026

Tensionet globale kanë bërë që Finlanda të ndryshojë politikat qe ndjek prej dekadash, duke planifikuar te lejoje armët bërthamore në territorin e saj.

Ky veprim do e përafronte vendin më ngushtë me politikën e parandalimit bërthamor të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes tha se mjedisi sigurisë i Finlandës dhe Europës ka ndryshuar në mënyrë thelbësore dhe të konsiderueshme që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Sipas Aktit të Energjisë Bërthamore të Finlandës të vitit 1987, importi, prodhimi, posedimi dhe shpërthimi i eksplozivëve bërthamorë është i ndaluar në tokën finlandeze – madje edhe gjatë kohës së luftës.



Propozimi i qeverisë do ta ndryshonte këtë, duke bërë të mundur sjelljen e një arme bërthamore në Finlandë, ose transportimin, dorëzimin ose posedimin e një arme në Finlandë, nëse kjo është e lidhur me mbrojtjen ushtarake të vendit.

Aktualisht propozimi është në konsultim dhe mund të paraqitet për ligjvënësit muajin e ardhshëm. Kombi nordik la pas dekadat e neutralitetit ushtarak për t’u bashkuar me NATO-n në vitin 2023 për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me kërcënimin që paraqet Rusia.

Parimi themelues i NATO-s për mbrojtjen kolektive, që një sulm ndaj një kombi anëtar do të trajtohej si një sulm ndaj të gjithëve, mbështet strategjinë e parandalimit bërthamor të aleancës.

Në aleancë janë anëtare disa fuqi bërthamore, kjo do të thotë që një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një anëtari sjell me vete rrezikun e një përgjigjeje bërthamore. Armët bërthamore amerikane janë të stacionuara në disa vende evropiane.

Propozimi I Finlandës vjen ndërsa vendet evropiane rrisin bashkëpunimin mbrojtës në përgjigje të luftës në Ukrainë dhe paqëndrueshmërisë më të gjerë globale. Franca dhe Gjermania kanë njoftuar tashmë plane për të thelluar bashkëpunimin me partnerët europianë në parandalimin bërthamor.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!